16:25 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Dy të vdekur dhe disa të lënduar nga aksidenti në Gjakovë (Foto)

(E plotësuar,17:01)-Si pasojë e aksidentit të mëhershëm në Skivjan të Gjakovës kanë mbetur të vdekur dy persona ndërkaq tre të tjerë janë të lënduar . Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, komandanti i policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj.

Mësohet se të vdekur janë një mashkull 42 vjeçar dhe një grua 65 vjeçare./Indeksonline/

………………………………….

Aksident i rëndë në Gjakovë, dyshohet për dy të vdekur (Foto)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Gjakovë-Pejë, më saktësisht në fshatin Skivjan.

Siç shihet në fotot e siguruara nga Indeksonline, dy vetura janë përplasur mes veti. Dyshohet se nga ky aksident kanë mbetur të vdekur dy persona./Indeksonline/

Temat: