Dy të vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin në fshatin Budrigë
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orën 22:40 të premten në magjistralen Gjilan-Ferizaj, saktësisht në fshatin Budrigë e Epërme.
Si pasojë e këtij aksidenti vdesin dy pasagjeret e veturës BMW, që të dy shqiptar shtetas të Kosovës, kurse lëndime trupore marrin vozitësit e dy veturave.
Në aksidentin rrugor me lëndime te renda ishin te përfshira dy vetura, ku sipas policisë dyshohet se deri te aksidenti te ketë ardhur atëherë kur drejtuesi i veturës BMW me targa 06 shqiptar shtetas i Kosovës, dyshohet duke mos e përshtatë shpejtësinë kushteve të rrugës e humbe kontrollin mbi automjetin dhe kalon në shiritin e kundër ku me anën e djathtë përplasët në veturën Seat-Leon me targa BU, drejtuar nga vozitsi shqiptar shtetas i Sërbisë, veturë e cila në atë moment lëvizte në drejtim të kundërt Ferizaj-Gjilan.
“Pas ndihmës në QE-Gjilan transferohen në QKUK-Prishtinë. Në vendin e ngjarjes ka prezentu Prokurori i shtetit ku i njëjti ka urdhëruar që personat që kanë humbur jetën të dërgohen për obduksion IML-Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë për Indeksonline.
Ndërsa, hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke u udhëhequr nga njësitet e trafikut rajonal./Indeksonline/
