75 Mall Live Search
20:01 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / MSH

Dy të vdekur dhe mbi 900 të infektuar me COVID në Shqipëri

Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 931 të infektuar me koronavirus.

Nga 3,722 testime të kryera, pozitivë për Covid-19 rezultuan 374 qytetarë në Tiranë, 50 në Shkodër, Durrës, 40 në Fier, 35 në Lushnjë, 32 në Gjirokastër, 31 në Sarandë, 28 në Vlorë, 21 në Berat, 20 në Elbasan, 19 në Mallakastër, Tepelenë, 17 në Kuçovë, 13 në Kamëz, Dimal,16 në Lezhë, 10 në Krujë, 9 në Kavajë, Patos, 8 në Kurbin, Vorë, 7 në Kukës, Divjakë, Korçë, 6 në Pogradec, Peqin, Gramsh, 5 në Vau i Dejës, Shijak, Delvinë, Devoll, Skrapar, Cërrik, 4 Malësi e Madhe, Dibër, Poliçan, 3 në Pukë, Has, Kelcyrë,  Prrenjas, 2 në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, 1 në Rrogozhinë, Bulqizë, Mat, Himarë, Libohovë, Përmet, Memaliaj, Maliq, Belsh, Librazhd.

Janë 15,262 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 127 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetare nga Durrës 58 dhe 61 vjeç.