Dy të vdekur nga HIV-AIDS-i, në Kosovë, nga 6 raste të shënuara sivjet
Gjatë vitit 2019 në Kosovë janë shënuar 6 raste me HIV-AIDS, ku prej tyre 2 kanë përfunduar me vdekje.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani në shënimin e Ditës Botërore të HIV-AIDS-it të organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.
Ai tha se gjatë vitit 2019 janë identifikuar 6 raste me HIV-AIDS, ndërsa bëri të ditur se dy prej tyre kanë vdekur.