17:45 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

Dy të vdekur nga një aksident i rëndë në Kukës

Dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa dy të tjerë janë plagosur në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në Kukës, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Nimçë, ku si pasojë e lagështirës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, bëjnë me dije burime policore.

Katër persona udhëtonin në makinë, të gjithë nga fshati Nimçë.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Mustaf Hoda, 45 vjeç, dhe pasagjeri, Ram Koboçi, 50 vjeç.

Ndërsa të plagosur kanë mbetur dy pasagjerët e tjerë: Xh.H., 34 vjeç dhe një fëmijë 11 vjeç.

Xh.H. është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, ndërsa N.K, 11 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, njofton Policia./syri.net