75 Mall Live Search
10:15 / E Martë, 27 Maj 2025 / S Z

Dy të vrarë dhe 9 të plagosur nga të shtënat masive në një park të Filadelfias

Dy persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën pas të shtënave masive që ndodhën të hënën në mbrëmje në Fairmount Park të Filadelfias, thanë autoritetet.

Të shtënat ndodhën rreth orës 22:27 (me kohën locale), tha komisioneri i Policisë së Filadelfias, Kevin Bethel, gjatë një konference shtypi.

Viktimat ishin një burrë dhe një grua tha Bethel. Tre adoleshentë, të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç, janë midis të plagosurve, raporton CNN-i, transmeton Klankosova.tv.

Nuk janë gjetur armë, shtoi Bethel. Emrat e viktimave nuk janë bërë të ditura.