07:40 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Dy të vrarë e disa të plagosur në Universitetin Amerikan

Dy persona janë vrarë dhe disa janë plagosur në Universitetin e Karolinës së Veriut. Departamenti i Policisë e identifikoi një person të quajtur Trystan Terrell si të dyshuar që ka gjuajtur në drejtim të studentëve me armë të gjatë.

22 vjeçari është arrestuar ndërsa nuk dihen arsyet që e kanë shtyer atë për ta kryer këtë veprim.

Tre persona thuhet se janë në gjendje kritike, ndërsa një tjetër është jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/