75 Mall Live Search
07:50 / E Premte, 18 Prill 2025 / Z S

Dy të vrarë nga të shtënat në Universitetin Shtetëror të Floridës

Dy persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave në Universitetin Shtetëror të Floridës.

Kështu është bërë e ditur nga shefi i policisë në këtë rajon, Jason Trumbower. Ai ka thënë se viktimat nuk kanë qenë studentë të universitetit.

Sipas tij, edhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar pasi që janë plagosur.

Gjithashtu edhe personi që dyshohet se ka shtënë me armë, është dërguar në spital dhe është jashta rrezikut për jetën./Indeksonline/