75 Mall Live Search
21:41 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / AR

Dy tentim vetëvrasje në Pejë

Sonte në Komunën e Pejës dy persona kanë tentuar të vetëvriten, bëjnë të ditur burimet e Indeksonline.

Një femër ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar medikamente.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në fshatin Jabllanicë, ku një person ka tentuar ta varë veten në litar.

I njëjti fatmirësisht është arritur të shpëtohet.

Sipas burimeve tona, dy personat gjenden në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/