12:18 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Dy thirrje të reja nga Gjykata Speciale, njëri është vëlla i dëshmorit

Gjykata Speciale edhe këtë vit po vazhdon të dërgojë thirrje për ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati,përmes një postimi të bërë në Facebook ka informuar opinionin se sot kanë ardhë edhe dy thirrje.

“Sot u njoftova se kanë thirrje nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarët Abedin Daka (vëlla i dëshmorit Mirush Daka) nga fshati Cerovik i Komunës së Klinës dhe Sherif Tahiri nga fshati Tërdevc i Komunës Drenas, të dy këta pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës”, ka shkruar Gucati, përcjell Indeksonline.

Ai ka shtuar se ndihet krenar me veprat dhe sakrificat e ushtarëve të UÇK-së./Indeksonline