Dy tifozë të Brightonit sulmohen nga tifozët e Romës para ndeshjes së sotme

Dy tifozë të Brighton u goditën me thikë në Romë të mërkurën mbrëma, shkruan IndeksOnline.
Burrat e moshës 27 dhe 28 – të cilët gjithashtu u grabitën gjatë sulmit – mundën të strehoheshin në një restorant aty pranë ku një punonjës thirri shërbimet e urgjencës.
Ata u dërguan në spital ku gjendja e tyre nuk besohet të jetë e rëndë, dhe rasti po hetohet nga policia italiane.
Brighton përballet me Romën në ndeshjen e parë të 1/8-tave të Ligës së Europës sonte në mbrëmje./IndeksOnline/