75 Mall Live Search
15:31 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dy trajnerët e Superligës paralajmërojnë largimin

Sot ka përfunduar sezoni vjeshtor i Superligës së Kosovës, ku skuadrat i kanë parë kapacitetet momentale të tyre.

Dy trajner të njohur kanë paralajmëruar largimin pasi gjendja në skuadrat ku ata drejtojnë nuk është e mirë.

Bekim Isufi ka thënë se është vështirë të mbetet në krye të skuadrës së Ferizajit.

Unë e kam menduar edhe më herët largimin, mirëpo gjendja e vështirë më ka motivuar që të qëndrojë”, tha fillimisht Bekim Isufi i Ferizajt për SSK.

Me këtë gjendje në klub, nuk besoj që do të mbetem te Ferizaj”, përfundoi ai.

Kurse, për situatë jo të mirë është ankuar edhe Tahir Lushtaku i  Drenicës.

Situata te Drenica nuk është e mirë. Fillimisht do të shqyrtoj pozitën time në skuadër”, tha fillimisht Tahir Lushtaku i Drenicës për SSK.

Nëse gjendja nuk përmirësohet, unë nuk do të qëndrojë më te Drenica, por nëse mbetem atëherë në janar do të bëjmë disa transferime”, përfundoi Lushtaku.

Drenica e ka mbyllur edicionin vjeshtor në pozitën e gjashtë në tabelë me 24 pikë, kurse Ferizaj do të dimëron në pozitën e 10-të me vetëm 18-të pikë të tubuara. /IndeksOnline/