75 Mall Live Search
23:58 / E Hënë, 15 Korrik 2024 / Gj. Sh

Dy transferimet e reja të Prishtinës të panjohur dhe me statistika të tmerrshme

Skuadra e Prishtinës ka bërë sot dy transferime të reja.

Bardhekaltërit kanë nënshkruar me dy sulmues, francezin Elijah Boimbo Mpaka Samuel dhe anglezin Tope Fadahunsi, shkruan IndeksOnline.

Të dy këta janë emra të panjohur të cilët deri më tani kanë luajtur me skuadra pothuajse amatore.

Sipas webfaqes së njohur transfermarkt, francezi Mpaka Samuel ka shënuar vetëm 6 gola në për skuadrën amatore L’Aumone që garon në ligën National 3 – Grupi G, dhe nuk ka vlerë në tregun e transferimeve.

Ndërsa sulmuesi anglez, Tope Fadahunsi ka vlerë në treg prej 75 mijë eurove dhe ka shënuar 8 gola në karrierën e tij./IndeksOnline/