75 Mall Live Search
17:45 / E Shtunë, 13 Shtator 2025 / G T

Dy Trepçat nga Mitrovica fitojnë me rezultat të thellë, kjo është tabela pas javës së gjashtë në Ligën e Parë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së gjashtë në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Dy skuadrat nga Mitrovica, Trepça dhe Trepça ’89 kanë shënuar fitore me rezultate të thella, shkruan Indeksonline

89’shi mposhti Vjosën me shifrat 7:0, kurse Trepça 7:1 Besën nga Peja.

Vëllaznimi shënoi fitore minimale, duke mbajtur kreun e tabelës me 16 pikë.

 Në pozitën e dytë është ngritur Tefik Çanga me 13 pikë, aq sa ka Feronikeli 74./Indeksonline/