Dy turistë holandezë mbeten në mes të detit, i shpëton flota detare shqiptare
Një mjet lundrues me dy turistë në bord ka pësuar një defekt në motor, por fatmirësisht janë shpëtuar nga autoritetet portuale të Durrësit.
Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës bëri të ditur se në një operacion të përbashkët të Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare Vlorë dhe Kapitenerisë Portit Vlorë rreth orës 01:30 të ditës së sotme u bë i mundur shpëtimi i jetës së dy turistëve holandezë me velierën AIOLOS.
Mjeti kishte pësuar defekt në motorr dhe turistët lëshuan sinjalin SOS nga pozicioni 3.5 milje nga Kepi i Gjuhëzës. Pas sinjalit u ndërmor një operacioni shpetim-kerkimi dhe u arrit që veliera të rimorkohej e të transportohej në ishullin e Sazanit.
Teknikët e Drejtorisë së Përgjithshme të Porteve janë duhe i dhënë ndihmë dhe specialistë të flotës detare do të bëjnë të mundur riparimin e motorit të mjetit lundrues.