“Dy ura dhe një mur politik”, Tahiri e ashpër me Kurtin: Pasojat do t’i paguajë shtrenjtë Kosova

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër dhe qëndrimin e kryetarit të VV-së, Albin Kurti ndaj partive që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë.
Ajo ka vlerësuar se Kurti po i ndërton dy ura mbi lumin Ibër, por ka ndërtuar një mur politik ndaj “opozitës”.
Në profilin e saj në Facebook, Tahiri ka shkruar se kjo sjellje e Kurtit do ta paguajë shtrenjtë Kosova.
“Dy ura dhe nje mur- dy ura mbi lumin Ibër mirë për qytetarët – por Kurti ka vendos një mur politik ndaj opozitës – shumë keq për shtetin, pasojat shtrenjte do t’i paguajë Kosova”, ka shkruar Tahiri.