08:03 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Dy ushtrimet të cilat ju mbajnë në formë

Nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë e të shëndetshme, normalisht se duhet të siguroheni që bëni rregullisht ushtrime fizike.

Ushtrimet fizike e mbajnë trurin dhe trupin të shëndetshëm, ndërsa njëkohësisht jua zgjasin jetëgjatësinë.

Çdo lloj i ushtrimeve fizike është i mirë për ju, qoftë nëse vraponi, notoni, apo ecni në vend se të udhëtoni me veturë.

Por përderisa edhe sasia minimale e ushtrimeve fizike sjell përfitime të mëdha, normalisht se rritja e kësaj sasie sjell edhe më shumë përfitime.Nëse vërtet dëshironi të qëndroni të fortë dhe ‘fit’, atëherë dy ushtrime janë thelbësore për këtë.

Por, këto ushtrime nuk janë të lehta: fjala është për ushtrimet ‘burpee’ dhe për kërcimin me litar.