75 Mall Live Search
12:07 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Dy vajza raportohen si të zhdukura

Në raportin e së martës dërguar nga Policia e Kosovës raportohet për dy vajza, të cilat kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe nuk janë kthyer më.

Rasti i parë raportohet të ketë ndodhur në Gjilan, ku sipas policisë babai ka raportuar se vajza e tij kishte dalë nga shtëpia nga 10 nëntori  dhe ende nuk është kthyer.  

Ndërsa rasti tjetër sipas policisë ka ndodhur në fshatin Studenicë të Istogut, ku po ashtu babai ka informuar se e bija është larguar nga shtëpia në tetor dhe nuk është kthyer më. Policia po merret me hetimin e këtyre dy rasteve