75 Mall Live Search
11:13 / E Premte, 30 Korrik 2021 / k.v

Dy vajza të mitura kryejnë vjedhje në Vushtrri, thyen arkën dhe morën të gjitha paratë

Dy vajza të mitura në Vushtrri kanë thyer një objekt në këtë qytet.

Sipas policisë ato kanë vjedhur të gjitha të hollat që ishin në të.

“Një mashkull kosovar ka njoftuar se dy vajza femra kosovare të moshës së mitur, dyshohet se kanë hyrë në object dhe aty kanë thyer arkën duke i vjedhur të hollat që ishin në të. Në konsultim me prokurorin mbetet që të dyshuarat të intervistohen në prani të zyrtarëve për punë sociale”, njofton raporti.