75 Mall Live Search
08:50 / E Diele, 14 Dhjetor 2025 / B XH

Dy vajza të mitura raportohen të zhdukura, policia jep detaje

Dy vajza të reja janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës njofton se njëri rast ka ndodhur në Prishtinë e tjetri në Podujevë, raporton IndeksOnline.

Njoftimi i policisë:

·         Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë / 12.12.2025 – 17:00. Ankuesja f/k ka raportuar se vajza e saj e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.

·         Rr. Bedri Bajrami, Podujevë / 10.12.2025 – 14:00. Më 12.12.2025 ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet gjë per vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.