75 Mall Live Search
10:25 / E Martë, 14 Janar 2025 / mp

Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dy raste të vdekjeve në Prishtinë.

“Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Indeksonline/