75 Mall Live Search
08:49 / E Shtunë, 22 Tetor 2022 / Gj. Sh

Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë, njëri prej tyre 5 vjeçar

Dy vdekje të dyshimta janë raportuar në 24 orëshin e fundit në rajonin e Prishtinës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një fëmijë pesë (5) vjeçarë  ka ndërruar jetë në shtëpi, transmeton IndeksOnline.

Rasti ka ndodhur në rrugën Bedri Pejani, Bresje, rreth ores 05:20, dhe nuk dihet shkaku i vdekjes, ndërsa trupi i pajetë është dërguar ë IML për obduksion.

”Është raportuar se viktima mashkull kosovar (fëmijë 5 vjeçar) ka ndërruar jetë në shtëpi. Nuk dihet shkaku i vdekjes, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar ë IML për obduksion.”, thuhet në raport.

Rasti tjetër është raportuar në rrugën Nezir Gashi, Prishtinë, në ora 07:37.

”Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë. Viktima është dërguar në QKUK në gjendje të renduar dhe më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e Policisë./IndeksOnline/