75 Mall Live Search
11:19 / E Martë, 30 Maj 2023 / L K

Dy vdekje të dyshuara brenda 24-orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vdekje të dyshuara janë regjistruar brenda 24-orëve të fundit.

Një rast ka ndodhur mbrëmë rreth orëve të vona në Fushë Kosovë, ku dyshohet se viktima është gjetur në banesën e tij pa shenja jete.

“ Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti tjetër është regjistruar në komunën e Istogut, i njëjti është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton PK-ja, transmeton IndeksOnline.