Dy vëllezërit nga Gjilani, që dyshohet se gjenden nën rrënoja, në Durrës
Dy shtetas të Kosovës dyshohet se gjenden nën rrënojat e një hoteli në Durrës.
Informacionin e ka konfirmuar edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, i cili ka thënë se ekipet emergjente janë duke bërë maksimumin që ata të lokalizohen dhe të shpëtohen.
Bëhet fjalë për Shemsedin e Isa Abazin nga fshati Livoç i Gjilanit.
Ata përmes Facebookut kanë bërë një të ashtuquajtur “Check in” në njërin prej hoteleve në Durrës.
