Dy vetaksidente në Lipjan e Mitrovicë, dy persona në gjendje të rëndë

Dy aksidente trafiku- vetaksidente, kanë ndodhur mbrëmjën e sotme në Lipjan e Mitrovicë. Dy shoferët e automjeteve një burrë dhe një grua, janë në gjendje të rëndë.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës Daut Hoxha ka thënë për “Indeksonline”, se njëri nga vetaksidentet ka ndodhur rreth orës 21:15 në autostraden ”Arben Xhaferi” saktesisht në Babush-Lipjan në kilometrin e 11-të. Hoxha tha se në vendngjarje kanë dalë autoambulanca dhe zjarrfikësit dhe se hetimet lidhur me shkaktarët e aksidentit po vazhdojnë.
“Sipas informatave të para shoferja e automjetit ka marr lendime serioze. Në lokacionin e aksidentit kanë dal njësitet policore për kontrollë në autostrada, autoambulanca dhe zjarrfikësit. Hetimet lidhur me shkaktarët e këtij rasti po vazhdojnë”, ka thënë Hoxha.
Hoxha po ashtu tha se vetaksidenti tjetër, ka ndodhur 30 minuta më vonë dhe se shoferi gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“ Po ashtu vetëm 30 minuta më vonë nga ekipet policore në terren kemi pranuar edhe një informatë tjetër, se një vetaksident tjeter është shkaktuar edhe në rajonin e Mitrovicën e Jugut dhe nga ekipet e terrenit raportohet që shoferi i automjetit po ashtu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore, si pasojë e lëndimeve të marra”, ka thënë Hoxha. /Indeksonline/