75 Mall Live Search
19:41 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dy vetura superluksoze aksidentohen në Prishtinë [Foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, saktësisht te semaforat e Fakultetit Teknik apo Konviktet e Studentëve.

Sipas një lexuesi të “Indeksonline” në këtë aksident janë të përfshira dy vetura njëra e tipit ‘Mercedes’ dhe tjetra ‘Audi’ që besohet të jenë të tipeve të reja.

Nuk dihet se a ka persona të lënduar. Veçëse dëme të mëdha materiale.

Njësiti i Policisë së Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e  rastit.

Më poshtë shikoni fotografitë:

/Indeksonline/