18:33 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dy vetura të përfshira në aksidentin te Santea, mbyllet segmenti rrugor që qon në Fushë-Kosovë (Video/Foto)

(I plotësuar)-Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në Prishtinë ka konfirmuar për Indeksonline aksidentin e ndodhur në ora 18:20.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një femër, e cila është transferuar për në QKUK.

“Sot në ora18:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Bill Clinton në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime, bëhet fjalë për një femër e cila menjëherë është transferuar për tretman mjekësor në QKUK”,thuhet nga Zyra për Informim.

Gjithashtu është theksuar se me rastin janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të Trafikut dhe se aktualisht segmenti rrugor që qon në drejtim të Fushë-Kosovës është mbyllur për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimit të vendit të ngjarjes.

 

………………………………………….

Një femër shkelet nga vetura në Prishtinë (Foto)

Një femër është goditur nga një veturë te Santea në Prishtinë para pak minutave.

Sipas informacioneve të Indeksonline ka ndodhur saktësisht në afërsi të semaforëve ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur edhe shumë njerëz, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet saktësisht si ka ndodhur ngjarja por që vetura shihet të jetë ndalur para disa lokaleve në të cilat ka shumë agjencinë turistike.Indeksonline ka tentuar të marr informacione nga Policia e Kosovës por që nuk bëhet e ditur ende asgjë./Indeksonline/