75 Mall Live Search
14:58 / E Shtunë, 01 Qershor 2024 / FR

Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka, policia jep detaje

Gjatë mëngjesit të sotëm në Mitrovicë të Veriut janë djegur dy vetura me targa serbe.

Këtë për ‘Indeksonline’ e ka konfirmuar zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i cili njoftoi se njëra veturë është i tipit Skoda Octavia dhe tjetri një Mercedes C Clas.

Elshani, bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe hetuesi kujdestar i cili edhe ka njoftuar Prokurorin për të iniciuar rastin “zjarrëvënie”.

Ndërsa aktualisht s’ka të dyshuar.

“Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02:25 në rrugën Kral Petri – Veri Mitrovice veturën e tipit Skoda Octavia ngjyre e kuqe me targa Serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyre e zeze me targa Serbe. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti te iniciohet “zjarrëvënie”. Të dyshuar për momentin nuk ka”, ka thënë Elshani për Indeksonline./Indeksonline/