75 Mall Live Search
08:06 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dy vite jashtë Championsit – Guardiola vendos për të ardhmen e tij

Manchester City dje u dënua nga UEFA me dy vite pa të drejt paraqitjeje në garat evropiane dhe me 30 milionë euro gjobë.

Shumë thashetheme u thanë nga dje për lojtarët e trajnerin si dhe largimet e mundshme të tyre megjithatë Guardiola ka thënë se do ta respektojë kontratën dhe do të qëndrojë deri në përfundim të saj.

Guardiola ka kontratë me “Citizens” deri në verën e vitit 2021.

Skuadra angleze do të mbetet jashtë Ligës së Kampionëve për sezonet 2020/21 dhe 2021/22.

Megjithatë, Manchester City pritet të apeloj vendimin e UEFA-së në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. /IndeksOnline/