75 Mall Live Search
10:16 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dy vjet pa basketbollistin, Gazmend Sinani

Sot, më 23 qershor janë bërë dy vjet nga vdekja e basketbollistit të njohur, Gazmend Sinani. Ai kishte humbur jetën në një aksident komunikacioni.

Dhimbja është e madhe për Sinanin, një basketbollist dhe person i shkëlqyer dhe i dashur nga të gjithë. Gazi ishte shembull për të gjithë dhe kujtimi për të nuk do të harrohet asnjëherë.

Sinani ishte anëtar i Kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA.

Me humbjen e tij, Kosova ka humbur një prej basketbollistëve më të mirë të gjeneratës, derisa kombëtarja ka humbur njërin prej basketbollistëve më të vlefshëm dhe më luftarakë.

Fanella e tij me numër 15 është pensionuar te Kosova dhe përveç Sinanit nuk do ta bartë askush më.

Gazmend Sinani ishte 27- vjeçar. Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e Akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.

Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone. Më 2017-18 luajti në ligën elite në Angli.