07:14 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dy-vjeçari goditet për vdekje nga treni i metrosë, derisa nëna e tij po lidhte këpucën e tij

Një djalë dy-vjeçar vdiq, pasi u nda nga e ëma duke u goditur në mënyrë fatale nga një tren i metrosë në Manhattan, të mërkurën në mbrëmje.

Djali, i cili ende nuk është identifikuar publikisht, hyri në stacionin Fulton Street me nënën e tij gjatë trafikut të orëve të vrullshme.

Një burim policie i tha DailyMail.com tha se e nëna e 2 vjeçarit ishte duke e lidhur këpucën e fëmijës dhe ai u tërhoq duke përfunduar tek binarët, përcjellë Indeksonline.

Dëshmitarët thonë se djali ishte disa hapa përpara nënës së tij dhe rrethanat po hetohen./Indeksonline