00:08 / E Martë, 23 Korrik 2019

Dy vjeçarja pranon torten me mbishkrimin qesharak, gjithçka ndodhi aksidentalisht!

Një nënë nga Missouri u habit kur hapi kutinë dhe pa tortën që bashkëshorti i saj kishte porositur për ditëlindjen e vajzës e cila mbushi 2 vite jetë.

Mbi tortë shkruante “Urime ditëlindjen dështake”.

Melin Jones, shkoi tek një lokal ëmbëlsirash për të bërë porosinë e një torteje për të bijen Elizabeth, duke i thënë shitëses se mbi tortë të shkruante pseudonomin “Lilzard”, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

Por, shitësja duket se nuk e ka dëgjuar mirë pasi që në të e ka shkruar “Loser”. E gjithë kjo situatë ka bërë që prindërit e dy vjeçares të mbesin të habitur dhe njëkohësisht të dëshpëruar.

Fotografia e kësaj torteje është shpërndarë në rrjetet sociale derisa ka marrë pëlqime të shumta! /Indeksonline/