75 Mall Live Search
12:02 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dy vjedhje brenda 10 minutave në Fushë Kosovë, policia arreston një të dyshuar

Një vjedhje e kuletës dhe një vjedhje e çantës së dorës kanë ndodhur brenda dhjetë minutave në Fushë Kosovë, transmeton Indeksonline.

Policia ka bërë të ditur se rasti i parë i vjedhjes është raportuar në orën 13 e 30 minuta kur viktima mashkull ka njoftuar policinë se i është vjedhur një çantë.

Ndërsa dhjetë minuta më vonë një person tjetër ka raportuar në polici se i është vjedhur kuleta në të cilën kishte para dhe pasaportën.

Sipas policisë një person është arrestuar ndërsa më urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./Indeksonline/