75 Mall Live Search
19:19 / E Martë, 14 Shkurt 2023 / MSH

Dy vjet në pushtet, LVV: Albini, Vjosa e Glauku, personalitete të reja e të pakorruptuara

Lëvizja Vetëvendosje, në faqën zyrtare të saj, ka publikuar arritjet e këtyre dy viteve të fundit, në dy vjetorin e marrjes së pushtetit me 51%.

Sipas LVV-së, me qeverisje të re, Kosova ka shënuar arrtije në demokraci, në luftim të korrupsionit dhe reforma institucionale.

Albini Vjosa e Glauku, shkruan Lëvizja VETËVENDOSJE, sot janë kryeministër, presidente dhe kryeparlamentar, personalitete të reja e të pakorruptuara, për republikën më të re të kontinentit tonë.

Ky është postimi i plotë i Lëvizjes:

Në vitin 2021, në 14 shkurt, populli i Kosovës vendosi të votojë masivisht ndryshimin. Një shumicë elektorale që nuk ka pasur precedentë në Kosovë, 51% për listën e VETËVENDOSJE!s. Tre prijësit e listës, Albini, Vjosa e Glauku, sot janë kryeministër, presidente dhe kryeparlamentar, personalitete të reja e të pakorruptuara, për republikën më të re të kontinentit tonë. Me qeverisjen e re Kosova ka shënuar arritje në demokratizim, luftim të korrupsionit dhe reformim të institucioneve. Sakrifica e mijëra aktivistëve është shpërblyer e po shpërblehet me një shtet që nuk vjedh, me një shtet që i shpërndan rezultatet e rritjes ekonomike tek qytetarët, përmes pakove të rimëkëmbjes ekonomike, subvencioneve dhe mbështetjes së punësimit të të rinjve e grave.

Rezultati i 14 shkurtit 2021 nuk ishte përfundim, por vetëm nisje e një projekti i cili do të jetë gjithmonë ngushtësisht i lidhur me idealet kombëtare e vlerat shoqërore të cilat i frymëzojnë aktivistët tanë dhe shumë nga qytetarët e Kosovës. Prandaj 14 shkurtin nuk e kujtojmë me nostalgji, por me energji. Ajo nuk është data kur mbaroi aktivizmi për të nisur zyrtarizmi, por data kur aktivizmi u zgjerua në mjetet e qëllimet e veta, për të mirën e Atdheut.