Dy vjet nga përplasja e protestusëve serbë me KFOR-in në Zveçan

Sot bëhen dy vjet nga përplasja e ashpër që ndodhi në Komunën e Zveçanit midis protestusëve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it.
Protesta nga serbët erdhi në momentin që kryetarët shqipëtar të zgjedhur nga zgjedhjen në veri tentuan të futen brenda objekteve të komunave përkatëse.
Situatë e njetë në të njejtën kohë po ndodhte edhe në komunat tjera veriore Leposaviq e Zubin Potok.
Nga përplasja në Zveçan, ngelën të plagosur 93 ushtarë të KFOR-it, disa prej tyre rëndë. Njërit prej tyre nga kontigjenti hungarez i ishte amputuar këmba.
Autoritetet kosovare ndërkaq, lidhur me dhunën e dy vjetëve më parë, kanë arrestuar jo pak persona.
I fundit që u arrestua në lidhje me ato ngjarje, ishte një burrë me inicialet M.A, nga Zhitkovci i Zveçanit. Ai u kap më 15 prill të këtij viti./Indeksonline/