09:42 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dy vjet pa shënuar në Premier Ligë, Welbecku bën golin e sezonit

Dikur ishte ndër sulmuesit më të famshëm në botë, por Danny Welbecku, ka kohë që e ka humbur famën që e kishte në të kaluarën.

Anglezi pas dy vjetëve pa shënuar gol në Premier Ligë, mbrëmë arriti që të thyente këtë mallkim, transmeton Indeksonline.

Welbecku, që tashmë luan për Watfordin, mbrëmë arriti të shënonte një gol në stilin “gërshërë”.

Anglezi arriti që me golin e tij t’ia silte tri pikë skuadrës së tij që po lufton për mbijetesë./Indeksonline/