Dy vogëlushët rikrijuan fotografi të çiftit Obama gjatë inaugurimit të Presidentit Joe Biden

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, në një postim në Instagram ka shpërndarë disa foto të dy fëmijëve.
Nga postimi i saj që u bë, bëri nam të madh në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.


Fëmijët Ryleigh dhe Zayden të cilët kanë rikrijuar veshjet dhe fotografinë e çiftit Obama gjatë inaugurimit të Joe Biden si President i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një gjë e tillë e ka emocionuar ish-Zonjën e Parë e cila ka shpërndarë fotografinë e tyre edhe në Twitter.

Michell, në postimin e saj në Twitter ka shkruar: “Ryleigh & Zayden, e keni realizuar mrekullueshëm”, ku edhe ka bashkangjitur fotografitë fort të lezetshme të këtyre dy vogëlushëve./Indeksonline
Ryleigh & Zayden, you nailed it! ??
— Michelle Obama (@MichelleObama) February 1, 2021
?: its_allry on IG pic.twitter.com/82jMswh3Lk