75 Mall Live Search
09:33 / E Martë, 10 Mars 2026 / G T

Dy yje nuk u stërviten me Chelsean, dyshohet se do të mungojnë ndaj PSG-së?

Skuadra e Chelseat është duke u përgatitur për ndeshjen e nesërme ndaj PSG-së, e vlefshme për UEFA Champions League.

Te Blutë e Londrës dyshohet se dy lojtarë do të mungojnë për ndeshjen e së mërkurës, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Reece James dhe Estevaon.

Image

Kjo dyshe mungoi dje në stërvitje para nisjes për në Francë.

Por, nuk dihet nëse vërtetë James dhe Estevao do të mungojnë – dhe kjo do të merret vesh sot, ku trajneri Liam Rosenior paraqitet në konferencë për media.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes Chelseat dhe PSG-së zhvillohet në “Parkun e Princave” në Paris./Indeksonline/

Image