75 Mall Live Search
16:45 / E Diele, 18 Shkurt 2024 / AR

Dy yje po sjellin një bashkëpunim gjigant në muzikë

Ariana Grande njoftoi së fundmi publikimin e “Yes, And?” ‘remix’ me Mariah Carey.

“Nuk mund të besoj fjalët që po shkruaj” – ka shkruar Grande.““Yes And?” ‘remix’ në bashkëpunim me mbretëreshën e vetme të zemrës sime dhe frymëzimin e përjetshëm, do të dalë këtë të premte.” 

“Faleminderit nga thellësia e zemrës për realizimin e kësaj ëndrre dhe për spërkatjen e shkëlqimit dhe magjisë suaj në këngën time të vogël” – shtoi Grande në një shënim për Carey.

Në promovimin e remix-it, aktorja e “Wicked” ndryshoi fotografinë e profilit të saj në Instagram në një imazh polaroid të syrit të saj.

Vetë Mariah komentoi në postim, duke festuar bashkëpunimin: “E dashur engjëll, jam shumë e emocionuar që do të bashkohem me ty në “Yes And? Remix”!! Ky është një moment kaq magjik!! Të dua MC” – ka shkruar ajo.