Dy yjet e Juventusit shërohen plotësisht nga Covid-19

Juventus ka njoftuar se dy yjet e skuadrës së tyre janë shëruar plotësisht nga Covid-19.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin italin Daniele Rugani dhe mesfushorin francez Blaise Matuidi.
Të dy lojtarët iu nënshtruan, sipas protokollit, një kontrolli të dyfishtë me teste diagnostikuese (shtupë) për Coronavirus-Covid 19. Testet u kthyen me rezultate negative.
Lojtarët, pra, janë rikuperuar dhe nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen më regjimit të izolimit në shtëpi. /IndeksOnline/