75 Mall Live Search
13:41 / E Premte, 22 Mars 2024 / G T

Dy yjet e Premier League-s shënojnë nga një gol për Anglinë U21

Kombëtarja e Anglisë në grupmoshat U21 është duke fituar 2:0 ndaj Azerbajxhanit U21 në ndeshjen kualifikuese për EuroU21.

Fillimisht për 1:0 shënoi mesfushori i Liverpoolit, Elliot në minutën e 25’të, shkruan Indeksonline

Golin për 2:0 e shënoi sulmuesi anësor i Chelseat Madueke në minutën e 29’të.

Kujtojmë që në rast se Anglia shënon fitore, do të shkojë në kuotën e 15 pikëve në pozitën e dytë, aq sa ka edhe Ukraina U21./Indeksonline/