21:51 / E Enjte, 13 Prill 2023 / Gj. Sh

Dy yjet e Romës pësojnë lëndime ndaj Feyenoordit, në dyshim për ndeshjen e kthimit

Roma ka pësuar humbje 1-0 nga Feyenoordi në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League.

Pos humbjes, trajneri Jose Muorinho, ka humbur edhe dy titullarë si pasojë e lëndimeve, shkruan IndeksOnline.

Paulo Dybala la fushën në minutën e 24-të, derisa Tammy Abraham u detyrua të largohet nga fusha në pjesën e dytë.

Ende nuk dihet se sa do të mungojë kjo dyshe, por sipas lajmeve të fundit janë në dyshim për ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet javen e ardhshme./IndeksOnline/