75 Mall Live Search
22:44 / E Premte, 08 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Dy yjet që shkëlqyen në tetor do ti mungojnë Kosovës ndaj Rumanisë dhe Lituanisë

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë muajit nëntor do ti zhvilloj dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

”Dardanët” do të luajnë në udhëtim ndaj Rumanisë me 15 nëntor, ndërsa tre ditë më vonë e presin Lituaninë në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Shumë shpejt pritet të bëhet publike lista e futbollistëve të ftuar nga trajneri Franco Foda për këto dy ndeshje, por në mesin e tyre nuk do të jenë dy prej lojtarëve që shkëlqyen në ndeshjet e muajit tetor.

Ermal Krasniqi dhe Emir Sahiti do të mungujnë shkaku i lëndimeve.

Krasniqi shënoi dy gola në dy ndeshjet e muajit tetor, një në fitoren ndaj Lituanisë dhe tjetrin ndaj Qipros, ndërsa Sahiti shënoi gol në ndeshjen e fundit.

Tashmë është mësuar se Baton Zabergja është i ftuar nga Franco Foda, kjo u konfimuar nga klubi i tij, Dinamo City./IndeksOnline/