Dy zëra të fuqishëm, Jonida Maliqi dhe Tamara Todoveska gati për duetin
Jonida Maliqi dhe Tamara Todevska po bëjnë gati një bashkëpunim.
Këngëtarja shqiptare dhe maqedonase, të dyjat përfaqësuese të shteteve respektive në Eurovizionin e këtij viti, janë duke realizuar një bashkëpunim dhe kënga pritet të lansohet së shpejti.
Rrjetet sociale dhe fansat e këngëtareve kanë nisur thashethëmet se për çfarë bëhet fjalë.
Dyshja janë edhe mike të mira, Jonida këtë edicion të Këngës Magjike ishte ajo që ia dha çmimin Tamara Todevskës – për artisten më të mirë ndërkombëtare, shkruan KultPlus.
Jonida së fundmi ka qenë në jurinë e festivalit Kënga Magjike ndërsa Tamara ishte pjesëmarrëse me këngën ‘Monsters’. Të dyja janë këngëtare me karrierë dhe të dashura për publikun e shteteve prej nga vijnë.
Jonida Maliqi në Eurovizionin e këtij viti u radhit e 17-ta ndërsa Todevska u radhit në vendin e shtatë.