Dy zyrtarë të arrestuar për dyshimet me leje të armëve, bastiset poligoni “Reload”
Një aksion policor është duke u zhvilluar në poligonin e qitjes “ Reload” në Prishtinë.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se në këto momente po zhvillohet një aksion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, lidhur me dyshime për keqpërdorime në procesin e lëshimit të lejeve për armët.
Sipas këtyre burimeve, deri tani janë arrestuar katër persona, përfshirë dy zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, si edhe dy zyrtarë të një kompanie private.
Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura gjatë ditës nga organet e drejtësisë.

