19:35 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / S Z

Dy zyrtarët e Listës Srpska Igor Simiq dhe Slavko Simiq në vizitë në Uashington

Nënkryetari Listës Srpska Igor Simiq dhe anëtari i Kryesisë së këtij subjekti Slavko Simiq, nga nesër do të jenë në një vizitë zyrtare në Uashington, kanë njoftuar nga kjo parti, raporton mediumi proqeveritar serb Kosovoonline.

Sipas Listës Serbe, gjatë qëndrimit në SHBA janë planifikuar takime me zyrtarë të lartë të administratës së Uashingtonit

“Gjatë qëndrimit në SHBA, delegacioni i Listës Serbe do të ketë takime të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, si dhe me përfaqësues të grupit serb në Kongresin Amerikan”, thuhet në deklaratë.