Dybala dhe e dashura e tij dalin pozitiv me koronavirus

Ylli i Juventus, Paulo Dybala së bashku me të dashurën e tij ka dal pozitiv në testin për koronavirus.
Këtë lajm e ka konfirmuar gazetari i njohur, Romeo Agresti. Ky është lojtari i tretë nga radhët e Juventusit që del pozitiv në testin për koronavirus.
Në një postim në Intagram, sulmuesi argjentinas ka bërë të ditur se së bashku me të dashurën janë prekur nga pandemia botërore.
“Përshëndetje të gjithëve. Unë dhe Oriana kemi bërë teste për Covid-19 dhe kemi rezultuar pozitiv, Ju faleminderit të gjithëve për mesazhet”, ka shkruar ai.