Dybala dhe Sabatini po bëhen prindër për herë të parë

Paulo Dybala dhe Oriana Sabatini po bëhen prindër.
Futbollisti i njohur dhe këngëtarja kanë konfirmuar zyrtarisht pritjen e ëmbël, duke zbuluar edhe gjininë e foshnjës.
Çifti po pret me padurim ardhjen në jetë të vajzës së tyre të parë, shkruan IndeksOnline.
Paulo dhe Oriana u martuan në korrik të vitit të kaluar, pas shumë vitesh së bashku.