20:19 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dybala drejt largimit: Sarri jep dritën jeshile

Maruzio Sarri ka dhënë shenja për një largim të mundshëm të sulmuesit të Argjentinës, Paulo Dybala pavarësisht se dy skuadra të Premier Ligës, United dhe Tottenham dështuan ta blejnë atë

Sipas Mirror, trajneri i Juventus ka thënë se skuadra e tij ka nevojë për të larguar gjashtë lojtarë në mënyrë që ti përshtatet kërkesave të UEFA-së për Ligën e Kampionëve, shkruan Express.

Pasi që kalimi në Angli për lojtarin është i pamundshëm, nuk dihet se cili klub do ti përshtatet atij.

Paris Saint-Germain është klubi i fundit që është lidh për një transfer të Dybala që shihet si zëvendësues i mundshëm i Neymar, pasi që braziliani dëshiron rikthimin në Spanjë.

Kujtojmë që Juventus pranoi dy ofertat e Anglisë për Dybala, pranoi ofertën për shkëmbim të Dybalasë me Lukaku dhe 70 milionë të Tottenham, por të dy këto oferta dështuan shkaku i të drejtave të imazhit dhe lojtarit që nuk e deshi kalimin atje.