75 Mall Live Search
09:16 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Dybala e Oriana Sabatini, çift i përkryer!

Futbollisti i njohur argjentinas Paolo Dybala konsiderohet si një talent i madh në futboll.

Ylli i Juventusit, përpos formës së mirë në fushën e blertë, po kalon momente të mira edhe sa i përket jetës private.

Ai prej dy vjetësh është në lidhje me modelen dhe aktoren nga Buenos Ajresi, Oriana Sabatini, shkruan Indeksonline.

Sulmuesi 26- vjeçar së fundmi ka pozuar përkrah së dashurës së tij, modeles 23- vjeçare ku duken mjaft të lumtur pranë njëri tjetrit.

Kujtojmë se Dybala më heret kishte një lidhje tjetër dashurie me modelen Antonella Cavalieri. /Indeksonline/